Sorkadhja babadimri – Nijazi Kastrati
SORKADHJA E BABADIMRI
{ Për fëmijë }
Doli dje drenusha
Në maje Cukeli,
Priste babadimrin
Të vij nga Kronideli.
Nuk priti shumë gjatë
U ndal një karrocë,
Ngadalë babadimri
Zbriti këmbën n’tokë.
Para se t’jap dhuratat-tha
Diçka dua të di,
Si quhen këto vende
Me shumë bukuri.
Kjo hapsira poshtë
Është LIVADHI MADH,
KORRIZI KOVAÇIT
Atje në të dale.
Tutje SHPATI URËS
FUSHA E LIPETRAVE,
Vjen LISI ÇOLLAKUT
E LËNDINA EPËRME.
KROI I HAXHES lartë
Pranë vie QERSHIA,
Sa shumë në qershor këtu
Grumbullohen fëmija.
Këto vende qenkan
Përplot bukuri,
Desha të mësoi gjitha
Por s’kam kohë të rri.
Merri këto dhurata
E bukura sorkadhe,
Lepujve e drenushave
Ua shpërndanë në male!
