Europe, perse s’me shikon – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME RASTIN E 9 MAJIT DITES SE EUROPES POETJA GRESILDA RRUGEJA I SJELL LEXUESIT DY POEZI .

TITULLI : EUROPE , PERSE S’ME SHIKON

Trojet tona te coptuara jane
Kjo Europe dinake e shurdher mbeti
Per shume dekada te ndare na lane
Camerine me mall e shoh nga deti

Europe : Jam prane teje perse s”me shikon
Vjen prane meje , por me rri shum larg
Trojet tona perse si bashkon
Qe ti mbyllim te shkretat plage

Nje jete e re shpejt do te nise
Paqja dhe lumturija do te ndricoje
Te bashkuar do jetojme mes harmonise
E mira ndaj se keqes do triumfoje

Do zhduken vuajtjet krejt papritur
Trojet tona kan me u bashku
Shqiperia ka per te ndritur
Miljarda yje kan me ndricu.

Gresilda Rrugeja . 08 , 05 , 2020.

TITULLI : SHQIPERIA DREJT EUROPES

Shkruaj ne heshtje ne kete mbremje
Mendja ime shkon tutje larg
Europen kam ne mendje
Poezia ime qan ne cdo varg

Eh sa shume jemi tuj prite
Qe ne Europe ne te shkojme
Erresiren ta bejme drite
E jeten tone ta ndricojme

Aty ku ka paqe dhe qetesi
Aty eshte dhe gezimi
Aty ku ka buzeqeshje dhe dashuri
Eshte liria – idhulli imi .

Gresilda Rrugeja . 06 , 05 , 2020 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com