Fluturo Shqiponjë mbi Camëri – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fluturo Shqiponjë mbi Camëri

Fluturo
Shqiponjë mbi male
Fluturo mbi tokën Came
Në këtë Vit të Ri
Shko qëndro mbi Camëri

Shko qëndro mbi dheun tim
Që zëmra të gjejë pak shërim
Shko qëndro te kulla e vjetër
Që se ndërrova me asnjë tjetër

Shko qëndro lart në kodër
Vështro vëndin dhe sodite
Dhe me lot vëndin vadite

Shko shëtit krahinat radhë
Shko Janinë e shko Sajadhë
Igumenicë Paramithi
Ku kam pat njërzit e mi

Shko buzë detit ndrin argjënd
Meri të lutem sytë e mi
Që vec qajnë për Camëri

Shkuan vitet shkuan shumë
Lotët janë derdhur lumë
Për Camërinë dheun tonë
Që kurrë nuk e harrojmë

Bëj Camërisë falmeshndet
Se bijtë e saj me mall i pret.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com