Lavdi Heroit Kombit Shqiptar, Skënderbeut! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lavdi Heroit Kombit Shqiptar!
Skënderbeut!
*
Ty të mori peng Sulltani
E u rrite në oborrin e tij,
Shpirti t’digjej për vatanin,
Për të bukurën Arbëri…

Si shqiponjë mbi kalë erdhe
Si rrufe kur zbret nga qielli,
Treqind kalorës kishe me vete,
N’Krujë shpërndau rrezet dielli..

E gjithë Kruja brohoritën
Prite, prite Skënderbenë,
Male, fusha u tronditën,
Kryetrimi u kthye n’Atdhe..

Shpata t’priste n’katër anët
Osmanllinjtë i bëre fli,
Tmerri ishe për Sulltanët,
Kërkonin vrimë me fsheh si mí..

Me sukses betejës ja dole
Në kala flamurin ngrite,
Këtë flamur çdo brez që t’vijë,
Lart t’valvitet n’Shqipërin Etnike!

Donika Gjura! Autor!
Dt..17/01/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com