Unë i përvuajturi – Hysen Grajçevci
Ne 80 vjetorin e amshimit të Atë Gjergj Fishtes, njeriut, kolosit të letrave që nuk kurseu asgjë për atdheun, letersinë ,shqiperinë.
UNË I PËRVUAJTURI
Të kërkova gjithandej në Fishtë, Gomsiqe, Shkodër,
deri rrëzë Veleçikut!
Isha me atë zanën bjeshkatare!
Atë Gjergj,
Të kujtohet;
është ajo bjeshkatarja,
Zana e Veleçikut
Kur i pate thënë?
“…Krah m’krah bashkë na tue këndue,
Ndertue kem’ ‘i pomendare,
Rr’fe as mot mos m’e dërmue”
E unë i përvuajturi për dheun
dhe gjakun tim vëllazëror,
erdha të marr a të heq mall!?
Këtë nuk e di!
Di se me mall e dhimbje kam lindur !
Erdha Atë,
Të kërkova kudo
e të gjeta në Lahutë,
të gjeta tek “Mrizi i Zanave”,
tek “Anzat e Parnasit”, e… e te “Gomari i Babatasit”!
Të kërkova në
Romë, Paris, Uashington…
Të gjeta në Manastir duke vënë gurin themeltar të alfabetit tonë.
At Gjergj, të falem,
Unë nuk bëra asgjë për Ty!
Përulem para emrit tënd,
ani pse eshtrat ku të pushojnë nuk e di…!?
Poezia që në konkusin e shpallur nga Akademia e Letrave dhe Revista “Mirdita” u vleresua si vargu me i bukur fishtan nga juria, kryetare e së cilës ishte prof. Dr. Rovena Vata.
Faleminderit për vlerësimin Akademia e Letrave…dhe juria!