Unë biri i ytë Kosovë! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

U N Ë B I R I I YTË K O S O V Ë !

Unë biri i ytë Kosovë!
Me mallin e pashuar të kujtojë.
Larg teje këtu në diasporë.
Sa e sa bijë e bija të ikën përgjithëmonë.

Në ty dritën e parë duke e shijuar.
Hapat e parë prej balte duke i provuar.
Dardania na edukoi dhe rriti si meteor.
Kurrë nuk pandehëm të plakemi në diasporë.

Zi e terr përjetuam;
Përse ishim të mërguar!.
Iu tregonim me fakte ;
si u përplasëm në dheun e huaj.

Bijtë e tu Kosovë janë këtu;
Jo për të u bërë milioner?
Me djersën aromë……
Po e ujisin dheun e huaj.

Mjerisht akoma rinia e jonë.
Marrin rrugën e mërgimit.
Tërë jetën e tyre do të mbesin
Peshqesh të përmallimit.

Mynih.21.01.2021.Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com