Më mungon qyteti im! – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më mungon qyteti im !

Më mungojnë miqtë e mi
bregu,varka edhe dallga
pulëbardha në agim
peshkatarët në kthim

Më mungon bregu i gjolit
edhe uçkat kur bëja not
fëmijërinë që kam kaluar
sa mall kam ta jetoj sot!!

Më mungon bordura e lagjes
ndanë rrugës kur kalon
turizmi i vjetër aty pranë
që gërmadhë është sot

Më mungon era e junapit
fjongon lashë për kujtim
rruga e bukur e 1 Majit
mbushur lule gjelbërim

Më mungon xhiroja e mbrëmjes
kur qyteti jetë merr
disa bregut përqafuar
të tjerë pinë një gotë verë

Buzë rrugës jam harruar
s’di ku shkoj…nuk gjej drejtim
ky qytet i fëmijërisë
burim jetë…frymëzim

Së jam vajzë pogradeci
kam pirë ujë nga topleci
ngjyrë liqeni sytë kam
në shpirt lasgushjane jam
S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com