Fshati im Progonati – Kujtime – Vladimir Danaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fshati im Progonati • K U J T I M E •
1️⃣ ➖ 7️⃣8️⃣
______________________________ 1
Do më falni po kam harruar ,
Ndonjërin në këto ( bejte ) ,
Të gjithë Progonat i dua ,
Në zemër i kam me vete .
______________________________ 2
Progonat te ti jemi rritur ,
I pa harruari Fshati im ,
Të ikën njërzit në Breza ,
Të ikën njerzit e mir .
______________________________ 3
Ku e ke ti Hito Cakon ,
Gjenerrali që svjen më kurr ,
Dhe un me ata kam ngjarë ,
Alush Milorin që ishte Burrë .
______________________________ 4
Se jam djal nga Progonati ,
Gjith Progonat jan të zgjuar ,
Disa kan ikur nga Fshati ,
Dhe emrat ua kam harruar .
______________________________ 5
Do përpiqem ti kujtojë ,
Progonat që shumë doja ,
Sa herë që vija në Fshatë ,
Me mall unë , ata i takoja .
______________________________ 6
Veja takoja Babo Kananin ,
Bashkë me Mersepen e Pike ,
Një kokerr moll na ip ne dorë ,
S’kish më të ëmbël gostitje .
______________________________ 7
Nënë Darovia e Babo Godon ,
Gjithë jetën nuk do i harroj ,
Të prisnin e të përcillnin ,
Me fjalë te ëmbël në gojë .
______________________________ 8
Atje poshte ishte Nënë Lutua ,
Mevlan Tuna e kish Mëmë ,
Ishte Nëna më e mirë ,
Gojë ëmbël e drit argjendë .
______________________________ 9
Më lartë ishte Babo Zemani ,
Burrë i urtë e krushku jonë ,
Krushkë Hazbua zonje grua ,
Të prit sic e kish zakon.
______________________________ 10
Babo Latua ish burrë i mirë ,
Nënë Mersepja Zonjë grua ,
Të mënçur i bën fëmijtë ,
Me shkollë e të edukuar .
______________________________ 11
Në një shtepi në një haurë ,
Më kujtonet Xhixhua e Zhupe ,
E kujtoj gjithmon më thoshte ,
Hajde këtu mos më ikë tutje .
______________________________ 12
Për Nisiben dhe Babo Xhemon ,
S’kish më buzeqeshje në gojë ,
Se ishin helmuar nga djali ,
Zoti plagët kurr sua shërojë .
______________________________ 13
Më kujtonet Diftir Dolla ,
Burrë i rrall e me namuz ,
Filxhanja një goxha grua ,
Grua që sdo lindi më kurrë .
______________________________ 14
Babo Rizua më kujtohet ,
Me atë shtatin e gjatë ,
Emri kurrë s’do harrohet ,
E kishim dhe Kryeplakë .
______________________________ 15
O Alush të lumtë goja ,
Me atë zërin e pastër ,
Me Zhinën dhe me Kumin ,
E tundët në Gjirokastër .
______________________________ 16
Sherif Imeri zemërbardhë ,
Burrë i Lasht sa Perëndia ,
I urtë e me pak fjalë ,
Rrofsh e të rrofshin fëmija.
______________________________ 17
Ballë përr ballë kishte Brahimin ,
Gjithë jetën punojë shofer ,
Kishte vëlla Ali Mitën ,
Nuk përtonte asnjë herë .
______________________________ 18
Nënë Pashea e Babo Fuatin ,
I kam në mëndje si sot ,
Komshi kishin Babo Çerçizin ,
Burrë i mirë e Burrë i zot .
______________________________ 19
Nënë Murvetja jetoj në Danaj ,
Ka vite që është ndar nga jeta ,
Ngjante shumë me gjyshen tonë ,
Si dy motra të vërteta .
______________________________ 20
Më kujtonet dhe Babo Barjami ,
Me mullinë e ujit në gurrë ,
Më mbrapa ja dha Habipit ,
Burrit që su lodhë kurrë .
______________________________ 21
Më kujtonet Babo Avni Kurra ,
Burrë i mirë edhe pa huqe ,
Teto Lefton njé grua e gjatë ,
Me ato faqet e kuqe .
______________________________ 22
Nalua e Mixhe më kujtohet ,
Veja me Nënën sa herë ,
Uleshin në shesh në poste ,
Të dyja pinin kafenë .
______________________________ 23
Babo Safeti me Nënë Thëllëzën,
Në fund e kishin shtëpinë ,
Përkra kanë Moken , Nehatin ,
Më poshtë Miftar , Musllim.
______________________________ 24
Atje mu në mes te fshatit ,
Është edhe shkolla jonë ,
Këta janë mësuesit e vjetër .
Fiqo , Bashkim dhe Gjolekë ,
______________________________ 25
Më kujtonet Babo Birçe Guga ,
Burrë i mënçur e i uruar ,
Më kujtonet Ziflo Daci ,
Burri që kish bër histori .
______________________________ 26
Felek Lela dhe Enver Guga ,
Të mirë e të mënçur shumë ,
C’yje nxorre ti Progonatë ,
S’kanë për tu harruar kurre .
______________________________ 27
Uroj të gjithëve shëndet ,
Uroj që të jini mirë ,
Do mbaheni mënd për jetë ,
Nga ne dhe brezat që vijnë .
______________________________ 28
Në Shethanas Lapidari ,
Dëshmorët e Zonës tonë ,
Uji që rrjedh nga Gurra ,
Ilaçi që na shëron .
______________________________ 29
Te klubi që është te rrapi ,
Bashkimi me Mujon e kan ,
Më kujtohen ato vite ,
Pa buk e çoban me dhall .
______________________________ 30
Te shtepia me dy kate ,
Atje posht nën Bohotin ,
Me kujtohet Xhivit Abazi ,
Burrë i gjat e shum i mirë .
______________________________ 31
Në Zholaj nuk para veja ,
Po gjithmonë këdo takoja ,
U flisja poshtë nga xhamia ,
Sa herë që atje kaloja .
_______________________________32
Ku e ke ti Boço Shenën ,
Sali Shena svjen më kurrë ,
Ku e kemi Isa Çullin ,
Burrë i mir e Burrë fërtun .
______________________________ 33
I kujtoj plakat e Çulle ,
I kujtoj të gjitha me radhë ,
Mëmën e Beqos e Nuriut ,
Rrall ti gjëje në ato anë .
______________________________ 34
Më kjutonet Halil Abazi ,
Të gjithë vëllezrit që ka ,
Më kujtohet Babo Qani Haduli ,
Dhe Kamerin Hadulin e kish vëlla .
______________________________35
Kush e njohu Belul Qëndron ,
Ishte një Burrë me tabanë ,
Nënë Refua grua e mirë ,
Rriti shumë kalamanjë .
______________________________36
Fuat Gani një Burr i gjat ,
Dhe kërraba nuk ju nda ,
Më posht ishte Babo Miftari ,
Zemër vrari ,që zëmra ju ça .
______________________________37
Kishte humbur dy djemt e tijë ,
Agroni në punë ,në Gusmar u vra ,
Dashon e humbi ne Elbasan ,
Në krye të detyrës jetën e dha .
______________________________38
Te Rrapi kush kish kaluar ,
Me Imer Muhën ishte takuar ,
Më kujtonet Skënder Qëndro ,
Me zetor arat i kish punuar .
______________________________ 39
Veja takoja Zenel Hilën ,
Që kishte grua Kulumrinë ,
Përkra kish Picon dhe Muhon .
Më tutje kishte Darovinë .
______________________________ 40
Nënë Hanushja në një krah ,
Ajo që kishte djal Bashkimin ,
Me tutje Xhaxhua i Koke ,
Që kishte djalë Shefikun .
______________________________ 41
Atje ishte dhe Nënë Shyqyrja,
Gjith jetën nuk bëri djalë ,
Vajzat e kishin një Mëmë ,
Ishte Mëm që të li pa fjal .
______________________________ 42
Më lartë ishte Babo Pirua ,
Burrë i urtë e nga Lekdushi ,
Reho Hyseni gruaja me derte,
Të prist të bënte për vete .
______________________________ 43
Babo Damua ish burrë i mirë ,
Kishte dhe djalë Moken ,
Kishte dhe Vocon e shkretë ,
Burrin që sdo të harrohet .
______________________________ 44
Më kujtonet doktorr Salihu ,
Në një shtëpi të vogël me gur ,
E kujtoj gjithmon më thoshte ,
Ti nuk je më i sëmurë .
______________________________ 45
Për Salushen dhe Babo Ilazin ,
U ngriu buzeqeshja në gojë ,
I shpërkënojë keq sistemi ,
Në interrnim Izvor ata i çojë .
______________________________ 46
Kujtoj Rruzhdi Çunën ,
Burrë i rrall rritur me halle ,
I njofë djalin e madh Arturin ,
E kam shok e nuk i ndahem .
______________________________ 47
Babo Ismeti më kujtohet ,
Me atë sharkunë e gjatë ,
Emri kurrë s’do i harrohet ,
Se ishte burrë i mir në fshat .
______________________________ 48
Merqes lmeri me kujtonet ,
Kur ne vinim për në punë ,
I pari do dilte te rrapi ,
Dy dopjo kish hedh me fundë .
______________________________ 49
Qebir Lela zemërbardhë ,
Burrë i Lasht sa Perëndia ,
I miri qe dhe Memua Guge ,
Tu rrojën me jet fëmija .
______________________________50
Nga mbrapa kishte Qanin ,
Burr i shkurtër por i zoti ,
Bashk me grua rritën fëmitë ,
Të mirë e tua ruaj zoti .
______________________________ 51
Nënë Alemja me gjith Burre ,
I kam në mëndje si sot ,
Komshi kishin Ali Xhufin ,
Burrë i mirë e Burrë i zot .
______________________________ 52
Nënë Merjua dhe Bedo Danaj
Ka vite që janë ndar nga jeta ,
Gushti i dyt që tani kaloji ,
Djal Bajrami ju nda nga jeta .
______________________________ 53
Më kujtonet dhe Babo Micua,
Më kujtonet Ahmet Ahmeti ,
Më posht ishte Ziflo Minxha ,
Burra zakoni nga Kurveleshi .
______________________________ 54
Më kujtonet Selim Begalla ,
Burrë i mirë edhe i uruar ,
Më posht ishte Muharremi ,
Burrë i shkathet dhe i zgjuar .
______________________________ 55
Behari Begalla më kujtohet ,
Safet Çakaj goxha Burrë ,
E hodhi sëmundja poshtë ,
Dhe nuk u ngrit më kurrë .
______________________________ 56
Atje mu në mes të fshatit ,
E kish Mukait Loçi shtëpin ,
Ai që ka djalë Latifin e Luftin ,
Që Xhezo Gugën kish komshin .
______________________________ 57
Më kujtohet Babo Mirte Guga ,
Burrë i mënçur e i uruar ,
Më kujtohet Qebir Lelaj ,
Boro Gugën ish i dëgjuar .
______________________________ 58
Alem Mema dhe Ali Begalla ,
Të mirë e të mënçur shumë ,
Babo Braho (Ibrahim)Progonati ,
S’kanë për tu harruar kurre .
______________________________ 59
Te çezma që është te rrapi ,
Shtëpin aty e ka Gjika i Çake ,
Perball jan të Muhos Kordhe ,
Aty kan qënë dhe fisi Kadhe .
______________________________ 60
Te shtëpia me një kate ,
Atje posht nën Bohotin ,
Me kujtohet Fiqiri Qëndro ,
Me Asllan vëllanë e tijë .
______________________________ 61
Në Zholaj nuk isha futur ,
Po shtëpit i kisha parë ,
Të dy me njëri tjetrin pran ,
Reshat dhe Latua i kanë .
________________________________62
Ujët që buron nga Gurra ,
Burimi me shumë vlerë ,
Për ty më ka marrë malli ,
Dino Muhën ish burrë me vler .
_________________________________63
Brezave që vijnë më pas ,
Të kujtojnë dhe Pëllum Rroshin ,
Adif Tunën e Iljas Majkon ,
Të kujtojën dhe Hiqmet Çakon .
_________________________________64
Ju kur të lexoni vjershën ,
Kujtoni dhe Bejo Ganin ,
Kujtoni Dinen e Kurre ,
Sulo Kurrën e Isuf Dacin .
_________________________________65
Mos e harroni Refi Kërmën ,
Ta kujtojmë atë burrë ,
E digjte malli për Fshatin ,
Nga mëndja nuk ju hoq kurrë .
_________________________________66
Sado që ishim të varfër ,
Ne të gjith vinim në shkollë ,
Më kujtohet Thëllëze Beqe ,
Nëpër shi e nëpër dëbor .
_________________________________67
Atje do rri e do çmallem ,
Të kujtoj fshatin në breza ,
Nurhan Kucën e Vogë Minxhën ,
Guçe Kasnecin e Sadik Beqën .
_________________________________68
Të të shoh, o Ffshati plakë ,
Progonat i lashtë në vite ,
Të bredh rrugë dhe sokakë,
Të kujtoi Karafilin e Çake .
_________________________________69
Të shoh male, gryka, maja ,
Të kujtoj ty Feta Cukalli ,
Dola dhe nga vreshtat poshtë ,
Të kujtoj ty o Zenel Gani .
_________________________________70
Të shkel vetëm në burime ,
Dhe të njom buzën me ujë ,
Të kujtoj ty o Rite Guga ,
Kujtoj Jani Gugen goxha Burrë .
______________________________ 71
Do t’ju lodh dhe pak o miq ,
Para se ta mbyll k’të bejte ,
Do flas me zemër me shpirt ,
Për shtëpinë e Pleqëve .
______________________________ 72
Atje ku linda e u rrita ,
Ku unë kalova fëmirinë ,
Përshesh me qumësht hëngra ,
Bukë të misërt e shëllir .
______________________________ 73
Këshillat e Gjysh Sadikut ,
Më thosh të bëhesh i mirë ,
Do ti zbatoj gjithë jetën ,
Sa të rrojë e të mbyll synë .
______________________________ 74
Ata ikën të nderuar ,
Se kishin pesë femijë ,
Të gjithë të edukuar ,
I katërti ish Babai im .
______________________________ 75
Tani jam shum i malluar ,
Se jam larg në emigrim ,
Sa shum më kanë munguar ,
Nëna edhe Babai im .
______________________________ 76
Në 25 Gushtë 2016 ,
Për jetë Baba mbylle sytë
O Kurbeti i mallkuar ,
Më helmove atë ditë .
______________________________ 77
Gjithë jetën sa të rrojë ,
S’do ta heq kurrë dashurin ,
Që kemi për njëri , tjetrin ,
K’shtu më mësoj Babi im .
______________________________ 78
Vladimir Danaj 24/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com