Filloi fushta zgjedhore – Qatip Celaj
Filloi fushta zgjedhore
Duhen masat popullore
Sa ti mbajmë me frena dore
Duhen të mbushin kutinë
Të fitojmë unë e tinë
Pa të tjerët pas të vijnë
Jemi ne ca elementë
Hajdutë koha na gjetë
Do shpëtojmë popullin tënë
Dhe në krye do na vënë
Do ta tregojmë dhe ne
Se e duam këtë dhe
Do ta ndajmë për partinë
Se dhëntë mbrapa na vijnë
Jemi ne që kemi qënë
Historinë e kemi bërë
Kemi shitur toka
Dete
I kemi ndarë për vete
Skemi pakë, tridhjetë vjetë
Dhe juve e dini vetë
Ju shpërndamë nëpër botë
Na prutë para me okë
Sjemi dhe kaqë tamaqarë
Dëgjoni popull shqiptar
E thjeshtë se duam pushtet
Të bëjmë si duam vetë
Ju o popull na dëgjoni
Po erdhëm ne de kuptoni
Ne nuk luajmë më nga froni
Krishti po na tradhëton
Do ja heqim atë fron
Se fronin e duam vetë
Se neve na ka lezetë
Në një shtyllë do ta varim
Se na ka sharë kusarin
Do ti vëmë dhe një kryq
Është me delet
Sështë me dhitë
Ne jemi politikanë
Delet ujqit le ti hanë
Se fajin e kanë vetë
Ujkut i vajtën në shtek
