Gëzuar pavarësinë – Bashkim Halilaj
Gëzuar pavarësinë
Mos t´harrojmë, mirë ta dimë
Heronjtë dhanë jetën për lirinë!
T`pagjunjëzuar as për bukë goje,
Të mishëruar me k´to troje!
Rikujtesën t´a ripërtërijmë
Ata t´pavdekshëm, mbrojnë lirinë!
Gjak i “mbjellur” n´Prekaz, n´Koshare, …
Simbolikë jete, Trojeve Shqiptare..!
Mos të harron Kombi e Shteti,
Prindërit vetmia në mallë i treti
Shikojnë oborrin n´çdo cep e skaj
Për bijtë dhe ëndërra iu kthye në vajë!
T´a rikujtojmë, duhet të dimë
Ah, sa fëmiu na mbetë jetim
Fotografinë gjithmonë me vete,
Që të zbusin atë mallëngjim jete!
Nëse kuptuam dhe po e dimë
Gjaku i Dëshmorëve e rritë Lirinë
Dardanisë me ndritje në pah
Pavarësinë që ka hapë krahë!
BH
