September 16, 2026

Më ngjethi një fëshfërimë gjethi – Skender Berisha

Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më ngjethi një fëshfërimë gjethi

Duke e menduar paraverën
Mendoj edhe për ty
Gurgullon gjaku
Brenda meje si dikur

Mendimet përpëliten ndër lule
Një fe e njëjtë sikur dje
Edhe te uji
Edhe ndër re

E nuk e di e para kush do t’më zë
Paravera apo ti
A një shi…
A një shi

11 prill 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com