Pranverë e trishtë – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pranverë e trishtë
Si e kanë dallëndyshet hallin?
Nuk cicërijnë. S’di pse?
Herë ikin, herë vijnë në fole, herë dalin
Pastaj ikin e kthehen prap në fole.
Ditë-netët janë po ato
Të qelqta, të paqta, asgjë ndryshe
Veç pranverën, të trishtë e shoh
Dhe dallëndyshet.
Ikin radhë e radhë, pa cicërimë
Herë zhduken, herë në horizont shfaqen
Pranverë e vonuar sivjet duket
E dallëndyshet si njerëzit plaken.
Ikin radhë e radhë, pa cicërimë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com