Meditim – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meditim

I lodhur nga puna
Nervat ti qetësoj
Hapë fejsbukun
Me shokë bisedoj

Bisedoj me shokë
Për punë,për halle
Skanë të mbaruar
Në dynjanë e madhe

Në dynjanë e madhe
Në botën e çmuar
Hallet tona
Skanë të mbaruar

Ikëm shumica
Morëm dynjanë
U shpërndamë në botë
Bota e pa anë

U bëmë dhe të vjetër
Iku dhe rinia
Lindi një brez tjetër
Të tjera tradita

Të tjera tradita
Se është vënd i huaj
Atje ku hanë bukën
Zakonet i muar

Mësuan zakone
E gjëra të tjera
Ca janë me vlera
E ca janë pa vlera

Harritëm u bëmë
Dhe krushk me anglezë
Grekë e italianë
Dhe kombe të tjerë

Shikojmë të rinjë
Që në botë janë rritë
Nuk pëlqejnë
Të flasin dhe shqip

Kjo gjë sna pëlqen
Kjo gjë sna nderon
Turpi për prindrit
Te fëmijtë gabon
Qoftë i nderurar
Dhe i respektuar
Ai që gjuhën e nënës ka mësuar

Kohët ndryshojnë
Nga brezi në brez
Nukë është çudi
Atdheu do na mbledhë

Po duken shenjat
Dhe janë të mira
Do bëhemi dhe ne
Si vendet e lira

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com