Kur ishim të vegjël moj – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur ishim të vegjël moj

A kishtë gjë më të bukur në këtë rruzull
shkëlqenin bukurie krejt sy edhe vetull
unë kurrënjëherë s’doja të të lija vetëm
ndër prozhma të Rrezinës kur u fshehëm

hëna dilte e madhe e madhe e plot dritë
mbi shtëpitë tona gëzonin sa fort yjet
ecte përroi i dalldisur ecte hiç pa pyetur
ëndrrat në zhgëndërr s’na linin të fjetur

mos kishte gjë më të bukur ti moj flutur
mbi vreshta kur virrej nata gati e këputur
po mëngjeset lulet kush do t’i ket ujitur
sa munguam ne në ato metropole tretur

tash dua të të gjej më shpejt vetë vetëm
pakëz t’çmallem e më shumë t’mbështetem
shumë të më ngrohësh si asnjëherë tjetër
këtë dimër ta shkrijmë me afshin e vjetër

29 maj 2013,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com