August 5, 2024

Ngushtim shpirti – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
*
Ngushtim shpirti

(..birit të nji shoku që
shkoi në përjetësi..)
…..
Prehu i qetë në amshim
o ti djalë si trëndafili
burrë i çiltër edhe trim…
ike nga kjo botë e pistë
e mbushur përplot me krim.
*
Dhe mos haro për të na treguar
edhe ne kur të vijmë atje,
dorën fort me na e shtërnguar
babait tënd edhe mua…
që pareshtur kemi shkruar
sa derdhet ujë nga një krua
e tash dy fjalë s’i lidhim dot,
shkronjat i shoh me nga dy
mes ndjenjash janë ngatëruar
se janë pushtuar bre nga lot
e nuk i binden urdhnit më
as dhe dy sytë e mi…
më kanë tradhëtuar pa bë zë
nga ky lajm i kobshëm,
që t’ra ty sot mbi krye…
e të ndodhi, o mik, kjo hata
ti me familjen me u mbajt në arsye
se jetën nga vdekja e ndanë veç një fije
pra sot, dhimbja zemrës që m’i ka ra
dhe shpirtin fort ma ka shtrënguar
nga keqardhja që më ka pushtuar
se nuk mund gjë për të ta lehtësuar
pashën e dhimbjes që të ka rënduar…
veç fjalët e zemrës sime
mundem për të t’i thënë…
si për ty edhe për të vetën nanë
o zot, durimin na e jep të shtuar
kujtimi për të, t’mos ketë të haruar
derisa shpirtrat të na jenë bashkuar
atëherë zemrës dhimbja
ka për t’iu ndaluar
veç atëherë shpirtit flaka
ka për t’iu shuar.
atje në qjell kur të kemi shkuar
në paqe të amshimit për të pushur
në atë të përtejmen jetë…
të prehemi atje ne të qetë…
A m i n..!….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com