Hej… babë..! – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hej… babë..!

(babës tem Hismenit)
veteran i arsimit n’Malsinë e Sharrit

Babë, ka kohë qi s’t’kam takue
kaluen dhe vjet qi s’je mes nesh
n’asnjë çast s’t’kam harrue
n’andrra t’trishta t’shoh shpesh
dhe me t’shikjue
kam vetem nji mundsi
m’i rruen do foto vetë albumi
aty tek sirtari me dashuni
sa here qi më merr malli
për Ty…
i shikjoj me nostalgji
foli me fotot nji nga nji
meditoj,… dhe me to
shtruem, i vetëm bisedoj
gzohem e çmallem me ty
edhe pse nuk t’shoh me sy
por kujtesa jeme, imazhin tand,
ma ruen mes dhimbje-dashurisë
për ditët e lumturis tonë
por ka edhe momente
kur vetminë s’e duroj dot
dhe zhgrehem n’vaj
sepse veten nuk e mbaj
prandej… dhe…
turpnohem t’thom se,
gjithë ky burrë i madh,…
si thmij po qaj
tamam si fmijës
m’dalin lot !
e s’i ndali dot…!
*
Babë, ti tani s’m’ndigjon
por zemra ma thot se
shpirti jot po m’shikon
vetëm aj e di se sa t’deshta
si kur qava ndëshkimesh
e si kur qesha gëzimesh
dhe si tani qi kam mall
ashtu kisha dhe dashuni
un biri jot n’mallngjim për ty
dhe për dhimtën qi s’ta thojsha
sa here qi trupin tand t’brishtë
me bishtin e synit ta shikjojsha
sikur dojsha, por…
nuk veta dot…
mbase nuk guxova…
sepse ti, Ti i madh ishe…
edhe hikëm kishe
sepse ishte fjala jote
ajo qi peshë t’kishte
edhe qendrimi jot serjoz
sikurse lisit,.. t’kishte hije
si për dashuninë n’familje,
si për fjal’t n’log burrnie.
*
M’kujtohet koha
kur isha i ri…
ftyrës teme t’njomë
hala brisk pa i ra
kur fjalën tande
nuk ta bajsha dy
dhe pun’t e shpija
s’i dijsha hala
masandej me kohë
kur u bana dhe baba
qendrimi maje malit
pranë kunorës,qetë ra
eh, dashunia e thmijve
na pati përla…
e tani qi u bana dhe babgjysh
stani m’u mbush plot klysh
ah, sa po m’rinojnë
thirrjet e tyne, me andje
kur m’thuen, gzueshëm
ne erdhëm, o gjysh..!
erdhëm n’kasollen tande.
*
Jam i vetdijshëm
për l’shime….
gabime me dështime
ngritje, ramje…
e prapë kapërcime
t’mundimshme
gjatë jetës teme
me gzime e idhnime
por dhe knaqsi
ne shpinë teme
qi nuk përsriten ma
as nga koha nuk veniten
e as nga harresa nuk vriten,
prej mbesave e nipave
m’vlon shpia…
zemra m’bahet mal
kur kacafyten…
qeshin e qajnë…
sepse ashtu rriten
janë si lulet n’maj.
*
M’del përpara syve
hija e randë e jote
qi u jepte kuptim
punve t’ksaj bote
me dashuninë atnore
qendisun principesh
tejet njerzore…
t’paster e t’bardhë
si bardhsi d’bore.
*
Epo tash çka t’thom
u bana dhe gjysh
por s’e di…
deri ku kam me mbrrij
sepse nuk ashtë deshirë
qi mund ta porosis,
me veten teme
si t’qeveris…
por, kur t’vijë koha
me u ngjitun atje nalt
tek i kaltri qjell
t’vij te Ti…
n’t’amshimit qjell
shpresa më mban se,
shpirtnat tonë
t’bashkuem…
do t’i ngrofe
po i njajti djell..!

© Kasam SHAQIRVELA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com