L o d r a t – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

L o d r a t

Lodrat asnjëherë s’i kisha parë kështu
Të ftohta, të heshtura të rrinin
Se fëmijët kishin hyrë te deti blu
Dhe harronin të vinin.

Lodrat më dukeshin të lëna mënjanë
Dhe pse kanë kushtuar shumë lekë
Ato, për aq kohë që fëmijët s’janë
Jo, nuk kanë jetë.

Të bukurat, sot duken ndryshe
Ato, të ftohta mbeten
Kur fëmijët qasen si dallëndyshe
Atëherë po, e marrin veten.

Nga libri „Le të mbetëm cicërrim“

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com