August 4, 2024

Ata, duan lirinë..! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ata, duan lirinë..!

Zogjëve, mos ua merrni lirinë !
Lëreni të rritën vetëm të lirë…
Nuk duan të hanë, as të pinë
Pa të, vdekja u duket më e mirë !

Të pushtojnë qiellin duan ata,
Të shatëdhjetë e shtatin qiell
Atje ku më lartë më nuk ka…
Tek yjet, atje ku janë hënë e diell !

E duan jetën o njerëz, si ti dhe unë që e dua
E kush e nuk e do të bekuarën, dhe përse…
Mendohuni pak, dhe vallë a s’më thoni mua
Kujt i duhen vdekjet, çdo ditë e më tepër, më shumë sot, se dje !

Varrëmihësit janë lodhur, molisur janë fare
Dhe toka po rënkonë e shkreta, me lotë…
Për tërë këto viktima, që po hapen varre,
Është lodhur e mërzitur, nuk duron më dot !

Zoti falë jetët dhe i merrë me rend,
Si ligj i natyrës, që kur u krijua bota
Po të tilla vrasje,shkatërrime pa mend
Nuk janë nga natyra, po nga mendje te kota !

Bota një parajsë, sa bukur pikturuar
Me lumenj a male, oqeane e dete….
Ylberë laroshë, flutura krahëshkruar.
E zogjë këngëtarë, plotë motive jete !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com