Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zogu

Ca thërmia unë i mblodha
Nën tryezë kishin rënë,
ia qova zogut, t’smuer,
Që një krah thyer e ka.

Mblodha ca pika shiu
Nga çatia kur pikonte,
ia afrova zogut të ngrat,
I etur të mos mbetët.

Krah thyer e i pa streh
e kam marrur në shtëpi,
kur të sherohesh o zog i mirë,
në qiell do shkosh fluturim.

Mora ca nota nga pentagrami
t’i solla ty o zog i bukur,
menjiherë këngën fillove,
Zemrën time e qetësove.

Në degë të mollës fluturove
more këngën përsëri,
fluturove me të shpejt,
bashkë me sojin tënd të mirë.

Udha mbar, o zogu i mirë
këthehu këtu përseri,
Sjellna paqe e mirësi!

13 shtator 2021
Michigan!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com