Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më erdhi në ëndërr
Mbrëmë në ëndërr, pafund e përqafova,
Përqafim që zgjati ndoshta një shekull,
Kur sytë i hapa, veten nuk e besova,
Ishte një ëndërr që gjumi e kish tretur.
Gjumi më zhgënjeu, pse ndodhi ndryshe,
Pse ëndrrat fluturojnë larg si dallëndyshe ?!
Kjo e bukura ëndrra që unë pashë mbrëmë,
Do dëshiroja që ta shikoja për çdo natë,
Për dreq më nuk e pashë, nuk ishte e thënë,
Ta përqafoja fort por ajo më iku, iku larg.
Dhe e prita çdo natë që ta shikoja sërish,
Por nga gjumi më iku, iku përfundimisht.
Marina Prenga
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com