Zemër e hidhruar – Besa Januzi-Rexhepi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemër e hidhruar

Me fytyra të mvrejtura
Me sy të zgurdulluar e lot,
Me duar të zgjatura nga ti,
Sa shumë më dhemb zemra.

Këto fortuna të padrejtësisë
Që na rrahin pa mëshirë,
Të vobekët, por zemër d’lirë,
Ah sa po më dhemb zemra.

Mos më shkelni si milingonë
Bota sillet për të gjithë një soj,
Sot ti ke e nesër nuk dihet,
Unë do kem, ti s’do kesh asgjë!

Nuk kanë kulm mbi kokë
Rrebeshi i padrejtësisë rrah mbi ta,
Në këtë botë të madhe, të pa anë,
Zemra shumë po më dhemb.

Do i fshij lotët derdhur faqeve,
Do t’i lutem perendisë,
Nesër do agoj një ditë e mirë,
Zemra po më dhemb gjithnjë!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com