Prof Dr Xhavit Ahmeti – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prof Dr Xhavit Ahmeti

(1952-1996)
Përlepnicë-Gjilan

Si krimb, koha e prapsht ua hëngë thundrat,
ua hëngër dhe kafkat dhe fletët e bardha
e pa ato si do ecnin, edhe me hap gaforeje?
Prandaj edhe njëherë u gëzua lagja e vendbanimi,
lindur në Përlepnicë të shumë fanarëve,
të ndritjes së rrugëve të atdheut,
të të parëve, të të tashmëve, të të palindurve.

Ata çka nuk ia afroi momenti, dita,
zbuloi më të mëdhatë, çka duhet gjakuat.
Isha, si pisha më e lartë dhe më e re,
i njomë, fare i njomë,
hapsirat para meje
mbanin grushtar e mi hapur.

Kur u linda,
nuk kisha zinxhirë në trup,
por pse m‘i vurën,
apo ndoshta akoma dhe sot
ju nuk po m‘i shihni.
Isha i lirë si zogu,
si flutura,
si bleta.

Isha edhe si bari në mezhda
ku kullosin bagëtia
dhe gjethet, retë bëjnë sehir.
Nuk kisha një kodër halle,
ngjitur si samar me gozhdë
mbi timin shpinë.
Isha i lirë si zogu,
si flutura,
si bleta.

Kur u linda,
nuk kisha zinxhirë në trup,
por pse m‘i vurën,
që ju sot kaloni bri meje,
djem të harlisur e me lumturi bote,
dhe vasha të veshura me xhem ëndrrash,
as mendoni se duhej të më lëshonit sytë,
isha si pupla e lehtë ajrit,
dhe s’kisha frikë nga rruga,
nga kthesa,
nga agu që sapo lindte.

Apo nuk shihni, as kur ecni,
dhe nëpër tokë, as që prekni,
apo mos nuk janë barbar me ju
majat e pemëve,
çatitë e kompanive,
ndërgjegjet e elefantëve?
Isha si pupla e lehtë ajrit
dhe s‘kisha frikë nga rruga,
nga kthesa,
nga agu që sapo lindte.

Po të mos i mbledh këmbët unë pak,
më shkelni dhe të më vëreni-aspak,
kurse jamë me trup sa ju,
1.73 i gjatë, po kaq dhe ju.
Isha si pupla e lehtë si ajrit,
dhe s’kisha frikë nga rruga,
nga kthesa,
nga agu që sapo lindte.

53 kile kisha tre muaj më parë,
pastaj dy muaj më parë,
pesha më është ulur
në 49 kile, dhe në këto ditë
në 46 kile mbeta…
Isha si pupla e lehtë ajrit,
dhe s’kisha frikë nga rruga,
nga kthesa,
nga agu që sapo lindte.

Për pesh trupi ndoshta asnjëherë
nuk jamë njësoj,
me ata dhe të gjthë si ata…
kur u linda,
nuk pata litarë të lahgur në trup,
por pse m‘i mbërthen namzinjtë,
se dhe buka e uji më janë larg.

Në çesma qyteti buzët po njomë,
por në kroin e shtëpisë
ujtë me pagesë e mbajnë.
Oh, ky interesi-gjithmonë sa gjakatar!

Dhe profiti gjithmonë atdhe nuk ka,
përfaqësuesi i tyre mbetet djalli madhor,
që s‘ka fe fytyrën e shpirtin njerëzor,
që s‘ka tokë me emër njeriu, s‘ka dhe kufi.

Nuk i dhemb asgjë në qenien e tyre,
pse ky vend po heq
dhe i shkulen ngado kufijt
e nuk rënkojnë, një fjalë s‘e nxjerrin.

Pse u gjumtuam kaq rëndë,
në një pashallėk…
kokërdhish policore,
helmeta mbajnë kunguj metalesh.

Të tëra vendet rreth nesh
morën toka shqipe…
sikur nga barku, bishtin kemi blerë;
sikur nga sytë, verbërin kemi shitur.

Morën dhe buzëqeshhe dhish e minjsh,
të të gjithave që ndjehen gjallë,
mbi këtë tokë…
mbi tokën time.

Aman, kjo tokë që s’më jep
te hanxhiu,
pa nënshkruar shtatëqind kasapë,
ditës verore më të bukur,
në këto shtatëqind vjet.

Në të vërtetë, dukeni sa të varfër,
ju, që nuk keni gjuhë, nuk keni duar,
nuk keni këmbë, nuk keni zë,
dhe s‘di, jo nuk di
se cilët ju jeni,
duke më kapërdirë mua
që mundeni!

Jeni poetë?
Mësuesë?
Studentë?
Historian?
Gjeometër?
Piktorë?
Deputetë?
Atletë?….
Çka jeni, që keni futur veshët
në leshin një metër,
dhe nuk ju brengos,
sa shumë po heq,
që nuk kam asgjë në jetë?

Ashtu si atdheun,
na e bënë një grusht vend,
shkulën troje bashkë me pjes populli,
ngado Shqipërisë rreth…

Duart e mia zgjatur… hapur…
por që nuk kam asgjë,
me çka të njomë
këtë timin shpirt të tharë.
Nuk më shihni, ngado kaloni
për çdo ditë pran meje
nëpër rrugë,
nuk zgjatni duart.

Po ua them haptas që bile
edhe të më përshëndesni një çast,
bile një lek, tre lekë, një cent, tridhjetë centë
t‘i hedhni dorės që rri zgjatur në trotuar!…

Në çdo copë ashti në trup
më është shkruar me thikë,
oh, sa fat i rëndë tutje,
e si nuk do të presë këtë vend?!

kur u linda nuk kisha zinxhirë,
as litar, as tel lyer dhjamit
të trashë në trup,
as bekim gjarpërinjësh të reve,
por pse m‘i vurën
shpirtzinjët e stinës së gjatë,
që ju nuk po m‘i shihni…

Kur u linda,
nuk kisha zinxhirë në trup,
por pse m‘i vurën,
se dhe buka e uji më janë larg.

Në çesma qyteti buzët po njomë,
por në kroin e shtëpisë
ujët me pagesë e mbajnë.
Oh, ky interesi-gjithmonë sa gjakatar!

Dhe profiti gjithmonë atdhe nuk ka,
përfaqësuesi i tyre mbetet djalli madhor,
që s‘ka fe fytyrën e shpirtin njerëzor,
që s‘ka tokë me emër njeriu, s‘ka dhe kufi.

nuk i dhemb asgjë në qenien e tyre,
pse ky vend po heq
dhe i shkulen ngado kufijt
e nuk rënkojnë, një fjalë s‘e nxjerrin.

Jo, nuk ua fal mëkatin tim që s‘e njoh?
ky mėkat, një ditë, me zërin tuaj
dhe duart tuaja drejt meje,
një moment lashtësie,
dhe një feste të re që do të pllakos
në këto hapėsira,do të flas…!

25.10.21
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com