Një kujtim i paharruar – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një kujtim i paharruar

Te kjo korije e gjelbëruar
Te kjo kodrinë tërë vezullim
Ruaj një kujtim të paharruar
Tepër të çmuar për shpirtin tim

Vajzën që doja , e kisha pranë
Fytyra e saj , si yll shëndriste
S’di…sirenë qe a ndoshta zanë
Apo një engjëll me mua fliste

Kujtoj shetitjen…zemra coptohet
Sot më ka mbetur kujtimi i saj
Ndarja prej saj , plagë që s’sherohet
Sa e vështirë qenka , lotët t’i mbaj

Qershor , 2011
Shk. nga lib. ” Thërrime diamanti “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com