Kur të kthehesh – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur të kthehesh

Kur të kthehesh
shko tek stoli
aty janë emrat tonë
që i patëm gdhendur
shko dhe tek lisi i vjetër
që tash as gjethet nuk i ka
shko tek kroi rrezë malit
ku e shuanim etjen.

Kur të kthehesh
më kërko atyre
rrugëve të vjetra
të shtuara me kalldrem,
të mbuluara me pluhurin e kohës
ku era bart gjethet e lisit të vjetër.

Kur të kthehesh
më kërko në podiumin
e teatrit duke aktruar
një monolog për ty,
duke kënduar me kitarë
këngën tënde të zemrës.

Kur të kthehesh
mbaj në dorë një tufë
me lule të bardha
se ajo është ngjyra jote,
të të njoh më mirë
se do ti kem syt e shterrur
për mallin që kam pë ty…..

Xhevat I. Prebreza 06.11.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com