Sot është ditëlindja e presidentit historikdr Ibrahim Rugova – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SOT ËSHTË DITËLINDJA E PRESIDENTIT HISTORIK
DR IBRAHIM RUGOVA
(1944-2006)

Një flakë në lëvizje prore jehona kurorë,
një dallgë e madhe, ngritur gjer mbi brigje;
një qiell i paanë i kaltër, pa një re në shpirt,
një mal plot drurë, një fushë pa fund plot bar.

Di një det, nga i cili burojnë shumë burime,
një vend i dashur, prej të cilit derdhen
të gjithë lumenjt në oqean;
një plagë vendi për liri tërë një planet.

Një lahutë, një kal i bardhë,
një jetë gjithnjë e blert,
një jehonë që dikush bëhet copë,
një flakë në lëvizje prore.

Porsi porti, mbushur udhëtarë e anije,
harron moti se do t’matet koha ndryshe,
vjen behari, ikën dimri, ikën dimëri, vera vjen,
në degë vuajtjesh sa herë zogj çelë sy kumrie.

Gdhinë kalliri i parë ndryshe, mbledhur vile,
si do Zoti , shtrihen arat e mendimit,
s’ka më qyqe, s’ka më tmerre,
hapet e lirë kurorë jete.

Do të jetë e gjatë lufta
me kapelën mbi kokë nate,
me kamillafin që po rri tmerr i zi
mbi plisin që nuk po e njoh
mbi koka të ndritura.

Kështu janari gdhiu datë 10,1945-sa,
me një faqe toka ngjeshur për perëndi,
do na qëndrosh prore afër, kështu di, aman,
se ndryshe, na merr lumi dhe zhduk- ke-mi!

Pa vonuar, nuk kish ditë që të mos nxinte,
djalli i zi, rdhur nga veriu, pushtuar këtë vend,
si deshti verbimi i nxirë
gjëmët e armës kërcitën hidhur, gropë shpirti.

Cërca u përpëlit, humnerë mes tmerri,
rafalet zurën trupin e pafajshëm si loti,
morën plumbat ngado keq, qanë bari e molla,
u vra babai, gjyshi, Uka e Rrustë Rugova.

Përse, Zot, këta kaq djaj në shpinë i patëm?
Me gurë s’të gjuajtëm, as të kemi sharë,
zurëm fundin e jetës me thonj, të rëndën jetë,
gjë tjetër nuk patëm pranë shpirti, vuajtje veç.

Vrasje, burg, shpërngulje, ndalesa, shkelje,
pse, Zot gjithë ky tmerr populli e vendi,
kjo katrahurë ardhur nga veriu popash të zi,
kurrë ma ata nuk patëm gjë të përbashkët.

Jo një gjuhë, jo një histoti,
jo një traditë… këngët ndryshe krejt,
ndryshe vuajmë,duam, ëndrrojmë ndryshe….
pse, o Zot ata këtu kaq gjatë, pse, pse?!

Dhe e madhja dritë e 23 dhjetori 1988,
organizëm drejtues, si laurë e lansimit,
të anijes kozmike në planete tjera larg,
Dr. Rugova, kryetar i saj.

Shpejt flaka mori zjarr, flaka si di,
2 korriku 1990 dhe Deklarata,
Shpallja Republikë,
miratimi i Kushtetutës…

Shkallë të larta ngjitur më e bardha,
por, e rrallë,e madhja,
vret sytë jasht, brenda,
do ngriten ditë që e dimë
pse do jenë te retë,
jetës do pastrojë gjak ëndrra.

Gjëmët kërcitën, lëmsh u bë bota,
por te ky popull rri i qetë,
i pastër mendimi, se këtu jeta
do të nis nga e para,
do të nis të duket e bardhë edhe bora…!

02.11.18
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com