Vetëm për një çast – Besa Januzi-Rexhepi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vetëm për një çast

Mos më thirr në telefon,
Mos më shkruaj mesazh,
Më shkruaj një letër si dikur,
Ta kujtoj me mall kohën e shkuar,
Ta lexoj me mall e dashuri,
Duke i përpij shkronjat, fjalët, rreshtat të gjitha, pikë e presje, pikëpyetje e pikëquditëse të gjitha.
Le të më pikojnë ca lot gëzimi,
Nga malli, dashuria, mos m’i fshij këta lot gëzimi,
Ta jetoj vetëm për një çast, kohën e rinisë,
Ta kujtoj me nostalgji, kohën që dikur e shijova e kurr nuk u ngopa.
Vetëm për një çast, të lutem, të ndjehem si dikur,
E lumtur plot hire e naze!
Të ndjehem si flutur, të fluturoj nga ndjenjat,
Nga mirësia, dashuria që nuk zëvendësohen me asgjë,
Vetëm për një çast të lutem.

6 dhetor 2021
Michigan

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com