September 1, 2024

Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gëzuar o motra ime Alma.

Me ëndje të shikoja kur syçkat mbyllje,
E bukura motra ime, e vogla Alma,
Dhe unë lumturohesha kur ti flije,
Sytë e bukur fshihje nën qepalla.

Ndonjë ëndërr e keqe të mundonte,
Por mua pranë më kishe përherë,
Por sot ti je rritur, je bërë e madhe,
U përhumba në kujtime si atëherë.

Më kujtohen ditët kur ecnim në shi,
Dhe ti më thoshe o motër më mbro,
Unë kam qënë e do jem çadër për ty,
O motra ime, pranë do më kesh kudo.

Sot po të dhuroj një puthje të madhe,
Dhe për çdo ditëlindje puthje do të kesh,
Uroj nga zemra qe kurrë mos kesh halle,
Uroj që gjithë jetën ta kesh pranverë.

Marina Prenga

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com