Dot më mungosh – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dot më mungosh

Në pranverën e hershme
kur lulebora të qel
buzë maleve
kur rrezet e diellit
shkrin akullin
e zogjët fluturojnë
krahë hapur
dot më mungosh.
Në netët e vona
fjalët që mi shkruje
për qetësinë e shpirtit
për ngrohtësin që ma fale
dot më mungosh.
E di që shumë herë
jam munduar të largohem nga ti
por nuk më linte zëri ytë
nuk më linte bukutia jote
syt e tu
përqafimet tua
dot më mungosh.
Do të dua, sepse e meriton
do të dua më shumë se një shoqe
do të dua aq sa kam jetë
dot më mungosh!
Xhevat I. Prebreza 18.12.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com