Nga takimin e maturës – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRSHËNDETJE PËRMES NJË CIKLI ME POEZI TANKA

Nga takimin e maturës,
Në këto vite pleqërie,
Në pëllëmbë më ulet një flutur.
Nën hijen e sajë
Një ëndërr diku e humbur.
***
Dikur vendlindjes
Veten e kam përhumbur
Mirërishtëve nëpër llucë,
Ëndrrat më ndjekin bulevardit
Si guriçkat në këpucë.
***
Gjithçka u tret në detin blu,
Ngjyra arë gjithçka brumuronj;
Gjithçka natyrshëm u ndryshua,
Dashuria vrullshëm më kaplon
E zbret lirshëm në sytë e tua.
***
Kur dashuroj s’mendoj se do vdes,
Dashurinë të lakuriqtë e dua;
Do ish mirë pa asnjë ves
Vitet e bukura të sajë
Si dhuratë të mi falë mua.
***
Nëntori i begatë shkoi,
Dimri anëkënd vëndin kaploi.
Nata si rrobë e shajaktë zvarget.
Tek vishesha rëndë këtë dhjetor
Që në lëkurë ndjeja plakjen.
***
Bie borë anembanë,
Hëna e përgjumur,kallkan;
Djepi i dëborës
Nën ninullën vrastare
Rreth syve më hedh temjan.
***
Ngado ngricë,
Gurët tkurren nën mërdhi;
Era marroqe e veriut
I bie ksenofonit
Varur nën çati.
***
Dita e parë e vitit,
Frigoriferi rënkon
Nga mbetjet e Vitit Ri;
Si një nënë e mirë
Ushqen muajt që vinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com