September 15, 2026

Pamje, jo të mira?! – Fetah Maliqi

Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pamje, jo të mira?!

Sot në orët e vona
Qielli si dukët ndriçon,
Jo nga hëna, kësaj radhe
Por nga gazjellësit, plot, tym!

Tym e fakë shihet gjithandej,
Protestues, kërbaç, uniforma,
Kamera, vetura për emergjencë,
Skan të ndalur gjakderdhje!

O Zot, gjithçka e bukur në këtë vend,
Gjithçka e vleshme në këtë vend,
Po përfundon në duar të një grushti,
Të çmendurish që s‘kanë të ngopur?!

Po pse të gjuhen bomba lotsjellës?
Pëlcasin, gjakosin dhe helmojnë,
Kërkohet të hidhen fajtorët
Prapa grillave, të drejtësisë!

Mjerimi mbeti i paparë
Dredhi mashtrimi njëri tjetërin,
Por dhe ligjin e bënë këtu drejt!
Nuk i zë dora e duhur ata, jo!

Filluan rrahje burgosje, nën kamera,
Po s‘brengosen fare uniformat,
Pamje të hidhura, flakë, tym!
Por edhe ligjin e bëjnë këtu djajt…!

08.01.22
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com