Çou nga varri Ismail bej Vlora – Bekim Kime Lile

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

—-çou nga varri Ismail bej Vlora—-
…nuk shkruaj dotë më dridhet dora,
ç’farë po bëjn kështu këta horra,
ku është Prizërenit,ku është Vlora,
ku është Tetova,Kumanova,
nxihet qelli,dallgë ka deti,
dridhet toka nga tërmeti,
ku është Shkodra,po Përmeti,
ku janë burrat prej vërteti,
ata që lindën qëmoti,
kur do ngjallet Gjergj Kastrioti,
kush do i dali zot vatanit,
një i bje daulles,një kazanit,
ç’është kështu o miqt e mi,
ç’ka kjo nëna Shqipëri,
ikin djemt një nga nji,
nuk po lindin më fëmij,
muarën rrugët nëpër botë,
vajton qyqja portë më portë,
dua të qaj po nuk qaj dotë,
mu mbaruan të shkretët lotë,
thirra në fushë,thirra në mal,
heeeeeej:a ka gjallë ndonjë shqiptar,
jo nga ata të kafeneve,
llapaqënët e parti haleve,
jo nga ata që vijnë vërdallë,
nga një tender për të marë,
për të vjedhur,për të vrarë,
per të shitur mish të bardhë,
si hienat vijn vërdallë,
Shqipërisë po i vënë zjarrë,
unë e di që ata llapin,
ç’do ky që po na çan trapin,
unë do flasë e do bërtasë,
do ngjitem në maj të kalasë,
thirrje do t’i bëj dynjasë,
o u mbush mëndjen o plasë,
o motrat dhe vëllezërit e mi,
që nga jugu në veri,
nga Mitrovica në Çamëri,
nga Dibëra e Madhe në Mal të Zi,
lërini fe dhe parti,
na kanë fut thikën në ashtë,
Shqipërinë e kemi bashkë,
është amaneti të parëve,
është gjaku baballarëve,
t’ja u rrëmbejm pashallarëve,
ky është kombi i Shqiptarëve,
jo i qënëve dhe zagarëve,
dhe ju gjitonet e këqija,
Greqia dhe Serbia,
larg duartë nga Shqipëria,
se po mori inat shqiptari,
zjarr e flakë ndizet Ballkani,
o zot sa dua që ta nxjer mallin,
të takoj Ismail Qemalin,
kam ca fjalë për t’ja thënë,
gjumi nuk më zinte mbrëmë,
ku është pavarësia,
ku i ka kufinjët Shqipëria?në pesë shtete jemi ndarë,
a nuk është për të qarë,
vëllaj me vëllan i ndarë,
me kufinj dhe me doganë,
ku je futur,cohu Isë,
atë pacavure grisë,
s’është flamur i Shqipërisë,
ngri flamurin me shqiponjë,
ai është flamuri jonë,
thoni ku është pavarësia?ku është pragu tek shtëpia,
këtu Greqia,Italia,
Amerika,Gjermania,
copa-copa ndarë Shqipëria,
këtu cdo flamur valon,
po ku është flamuri jonë,
c’ka shqiponja që lëngon,
pse kjo qënka pavarësia,
të vjen tjetëri tek shtëpia, dhe ngre flamurin e tija,
jo,joooo miqt e mi,
kjo për mua s’është pavarësi,
këtu është ku të thërret qameti,
ka 30-vjet qe ka vdekur shteti,
Evëropa tallet me ne,
merhumin kush do e rre,
ne nuk kemi nder as fe,
nderin ne e shitëm vet,
greku po na drejton fetë,
turku na vuri prapë ferexhetë,
a duam te kemi dinjitet,
në vëndin tonë të jemi zot vet,
a e duam ne lirinë?
a e duam ne pavarësinë?
a e duam ne Shqipërinë?
a e duam ne kombin tën?
të gjithë thonë:pooo!
atëherë o motrat e vëllezërit e mi,
bashkohuni ta mbrojmë e bëjm të bukurën Shqipëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com