Na lini të qetë – Bekim Kime Lile

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

——–Na lini të qetë——-
…..o katilë,o debilë,
o mostra,o vampirë,
nuk më zëka gjumi sot,
të gjithë shkencëtarët janë idjot,
dhe Darvini ja fut kotë,
kemi prejardhje nga majmuni thotë,
miljona vjet deri tani,
as një majmun s’është bërë njeri,
mendimi që kamë unë,
politikanët janë majmunë,
kjo që themë s’është herezi,
ju betohem në perëndi,
s’jamë deputet,s’kamë as parti,
se kamë parë trekëndëshin e Bermudës,
humba ca lekë në piramidat e Sudes,
që nga 97-ta e deri tani,
flasë me vete o miqt e mi,
shof ëndërra me gogolin Sali,
shof njerz që qajn dhe nëna në zi,
dëgjoj në ëndërrat e mija,
po ikën PS-ja,po vjen PD-ja,LSI-a,
mooooos!thoshte gjitoni xha Selmani,
po vjen turku,greku,gjermani,
do hidhem nga ballkoni mos më mbani,
o njerz mos u bëni të trashë,
po ha gomari dhe kali në një grazhd,
po si mundet të bëhen grek e çam bashkë,
po si të besohet presidenti e LSI-a,
kur vetëm për sex flasin tek shtëpia,
po ça mut shteti është ky shtet mavria,
presidenti mbron rrugaçët nga policia,
tani që erdhi dhe Mit-hat beu,
do tundet bota,do çahet dheu,
nga varri do ngrihet Skënderbeu,
dhe vërtet o mik,
më ka zënë një frikë,
dëgjohet edhe këtu në Përmet,Rama ik!
bo bo syt ç’më panë,
bomba molotov,zjarr,flakadanë,
bërtisnin në ekstazë e digjnin dynjanë,
thashë me vete po me godinat ç’kanë?
po këta policat nga janë?
i qëllojn me gurë,drurë e ç’kanë,
sa për të qeshur e për të qarë,
vret vëllai vëllanë,
e për se do thuash ti,
për ca premtime boshe,për një mut parti,
heeej o njeri!
thirri mëndjes ti,
as vëndin mos e digj,as policin mos e vri,
është njeri,si unë,si ti,
ka në shtëpi nënë,babë,grua e fëmi,
është më i mirë se Rama,Saliu,Iliri,
nuk ka hale prej floriri,
nuk ka pallate,vila,salltanete,
as në Bora Bora as në Dubai nuk vete,
në Durrës marin bukë e domate me vete,
e bota qesh e tall bythën me ne,
këta janë mostra,bëjn be e rrufe,
po ne?
të dhjerë po krenar,
“oh!sa mirë me qënë shqiptarë ooooooheeee,
e pse s’na ha mortja ne,
ne ca palo idjot,
tradhëtarë që nga Hamëzai e deri tek këta mostrat sot,
të pa fe,të pa besë,pa din e iman,
me të gjithë grindemi,e bytha s’na i mban,
ne besë thyerët e besës,ne të ndershmit më idjot,
mbushëm Evropën me prostituta plot,
ne që vrasim vëllan për një pëllëmb tokë,
ne që e kemi mbushur vëndin kisha e xhami,
ne nuk kemi as zot,as perëndi,
ne vritemi dhe pritemi për kurvat parti,
ata me x7-ta të zi,
ne pa bukë,pa hi në vatër në shtëpi,
ata blejn tangat e dashnoreve nga 100 mij lekë,
ne nuk dim ç’farë të hamë për drekë,
gratë e tyre mbuluar nga ari,
gratë tona ngarkuarë me dru e bar si gomari,
gratë e tyre me parfum parisi,
grat tona mbledhin lule murrizi,
grat e tyre me diamante në qafë e në dorë,
i ndjekin si lanxho meshkujt përçorë,
unë e di që ata qeshin e tallen kur unë flasë,
po më besoni o njerz,do vij dhe dita e fukarasë,
unë s’do jem në këtë botë,
po do ngrihen “të mjerët”e Hygoit,
unë do jem buzë liqenit,
po do ngrihen “vocërrakët”e Migjenit,
s’jam fallxhor,as profet,
as ministër,as deputet,
dhe perënditë më si besoj,
as në kishë as në xhami nuk shkoj,
po një gjë unë e besoj,
kjo kohë shpejt do përfundojë,
nuk është fall,nuk është magji,
po ma ndjen zëmëra në gji,
do shpëtojë njerëzia,
nga këta mostëra të këqia,
prandaj o të dashur shqipëtarë,
bëhuni bashk o të uruarë,
një flamur mbani në duarë,
atë me shqipen krenare,
që vini në dasma dhe varre,
lini gjakëmarrjen se u shuat fare,
mbajni fet si ti doni,
më shumë si forc zakoni,
po njëri tjetërit vëlla ti thoni,
festoni bajram,festoni pashkë,
po Shqipërinë ta kemi bashkë,
nga Preveza e tatëpjetë,
siç ka qënë duhet të jetë,
hapni syt ore të shkretë,
lërini veladonët e ferexhetë,
hiqni kufinj e dogana,
i mban politikë putana,
dhe ju vëllezër kosovarë,
hiqeni atë paçavure të pa larë,
mbani flamurin shqiptar,
natën e mirë o miqt e mi,
qofëshi të lumtur në çdo shtëpi,
faluni në kish e xhamia,
po feja e shqiptarit është Shqiptaria,
më tha një miku im nga Laçi,
xhon Turqit po bënin shtëpi prej llaçi,
një taborr me turq të tjerë,
një spital do ngrerë në Fjer,
flm more vezirë,
po 500 vjetë s’ua pamë hairë,
na ngritët ca xhami e teqe,
na zut syt me ferexhe,
e kish mirë xha Bektashi,
pas kulaçit vjen kërbaçi,
kryepeshkop Anastasi,
sa e mori detin plasi,
e zuri corona nga marazi,
Imzot Noli qan me lot,
kishë autoqefale nuk ka sot,
ujku qimen e ndërron,
po zakonin se harron,
mbreje shpatën Skënderbe,
për flamur e për Atëdhe,
ne të gjithë në këmbë na ke.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com