Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Babë e bir
——–
Ulu pak or biri im,
shikomë te sytë !
Sepse sytë janë janë si drita
përmbi dritë.
—–
Nëse sot me dridhet dora,
mos ma shaj !
E kam zemrën flakë të kuqe
do ta mbaj!
——
Në se gotën s’e mbaj mirë
te dollia
Mos harro se jam yt’ atë
dhe ti fëmija…!
—-
Mbase shumë nuk bëra dot
në kët’ jetë….
Ndaj të kam ty biri im
bëhu stafetë !
——
Mos e shaj kurrë, pleqerinë,
nuk ësht’ mirë !
S’ësht’ e lehtë ” të bëhesh plak ”
Ësht’ e veshtirë!
—–
Mos u tall me idealin tim të malit..
bëj kujdes!
Se me të kam lidhur besën ..
sa të vdes!
——
Ndaj ta lashë or biri im
kët’amanet.!
Sepse jeta është një luftë..
për shumë jetë.!
—–
Ahhh.. desha harrova dhe për pak
diçka tjetër
Kjo stafetë që vjen nga shekujt
është e vjetër
—-
Dheu kurrë s’do t’më treste
pa dëgjuar
Se stafeta do e marrin bijtë e tu
me ato duar.

Puna s’ësht’ që thjesht ta marrin
trashëgim
Veçse vrullshëm brez pas brezi
le të rendin pa përtim !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com