Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani
Lufta mbaroi
Lufta mbaroi
Të gjithë u kthyen në fitimtar
Edhe ata që betejat i sabotuan
Edhe ata që ishin në anën e armikut shekullor
Të tillët përvetësuan tokat e shtetit
Pallatet, fabrikat dhe gjithë pasurinë
Pastaj me epitetin “Hero i Gjallë”’?!” u zbukuruan
Të gjithë së bashku
Harbut dështakë dhe zuzarë
Festuan fitoren mbi varrët
E trimave të vrarë në fronte Lufte
Dhe mbi ato varre mbajtën fjalime të zjarrta
Luftëtari i vërtetë që luftoi në Luftë
Qëndronte kokë ulur përpara zuzarëve
Turpërohej kur ata blenin tokën e Atdheut
Për më pak se pesëdhjetë qindarka
Askush nuk e thotë, kush e shantazhoi Lirinë
Askush nuk e di cilët ishin kusarët
Por të gjithë e dimë se
Pasuria Kombëtare u shit lirë…
Më lirë se sa Liria që e solli Luftëtari
Skamja e kaploi popullin, dhe
Luftëtarin që në Beteja i la gjymtyrët
Ai s’ka para për t’i blerë ilaqet…
As bukën për t’i ushqyer fëmijet
Tash me paqen e fituar
Tallën dezertorët e luftës
Edhe ata që ishin në anën e armikut
Sot humbësit e luftës janë bërë milioner
Mercenarët diletant qirren në TV-të publike
Dhe tallen me LUFTËTARIN që na solli Lirinë