Qfarë po ndodhë këtu – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Qfarë po ndodhë këtu

Shih nga çka po shkruhet
çka ka ndodhur këtu.
Shih nga çka po lexohet
e po merret vesh
se këtu të drejt
a thua do të ketë?!

U harruan shumë shpejtë
tmerri mbi tmerrin e zi,
që kishin lënë pa mend këdo
u harruan që u ngritën duart
dhe vëllezër vranë!

Mish populli po shkulin me dhëmbë
e po mbyesin gjithçka.
Këto nuk i kishin ideal ata që rënë,
as këta që nuk e dinë
kur përëndon dita,
sa e gjatë është, duke vuajtur
nën gur gjithnjë!

Dolli e fjetur, e vdekur nata,
këtu s’do të ketë jetë …
as e blerta as e bardha,
por e tëra do të jetë ajo e para.

Themelet, muret, kulmet, rruga,
do të shkulet kufiri vëllavrasës,
do të rrënohën urët ndarës,
që i vurën të huajt midis zemrës.

Duhet të vdes friga
për t‘i hapur sytë,
të vdes dhembja
pse gjithnjë këtu
e keqja perëndi rri?

Duhet të shihet dielli i drejtë
këtu pa kërbaç një herë
e të vdes përgjimi,
pse po vështrohen fluturat
e fletat e bardha tavolinave
nga hijet dhe kundërshtarët,
rivalët, fletët e merzitura
e tjerat drujn, tjerat prrocka mali
që kanë filluar dhe këto
të mendojnë ndryshe.

Duhet të vdes ky shtet
në duar të polices politikë!
Duhet të drejtohet jo me nga hajvanë
me tre yje në ballë,
të përlyer me gjak parash me bollëk.

Duhet të vdes tufa e hijeve
që shikojnë me njëqind sy,
edhe farën nuk e lejojnë të mbyllet
si duan duart e gjakta e mbytur djersë në arë..!

19.02.22
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com