Kot së koti – Kasam Shaqirvela
KOT SË KOTI
Kush mundohet për t’i nda
Gegë e toskë që vllazën janë
Ajo punë kurrë s’ka për t’u bë
Se, nënë e babë ata një i kanë!
Ti je mbret në vendin tënd
E unë jam mbret në vendin tim
Atje ku oxhaku i stërgjyshërve të mi
Lart përmbi çati po më qet tym.
Si dy vllezër në një shtëpi
Që kanë dëshira më shumë se një
Në harmoni e respektim jetojnë
Vllau vëllaun kurrë s’e tradhtojnë.
Para teje dhe shumë të tjerë
Janë munduar kot së koti
Të mbjellin farën e përçarjes
Na është shtuar veç dhimbja e loti.
Edhe loti na është shterun
Edhe dhimbjen e kemi duruar
Ne, as komb, as atdhe e as gjuhë
Gegë e toskë s’ kemi tradhëtuar.
Boll e vogel është bërë Shqipëria
Duke shitur toka e duke vrarë gjin’
Por Rruga e Kombit dhe njerëzia
Prej Mollës Kuqe e gjer n’Shëmgjin.
S’kemi më ku për të shkuar…
As toka kujt per t’i dhënë
Se ne gjithnjë kemi luftuar…
Të mbrojmë Komb e Gjuhë dhe Vatan.
Ma shumë jashtë se brenda jemi
Ndër shtete të huaja muhaxhir
Në shtëpinë tonë por qiraxhi
Sikur murgjit në mamastir.
Duke u përmalluar për një fjalë
N’gjuhë të nënës për ta folë
Duke duruar përçmim e dhunë
Nga sllavë, mongolë e manolë .
Ah Babilon ti qofsh i mallkuar
që njerëzisë i dhe gjuhë-laramani
S’e di, qëllimi ishte për ta ndihmuar,
Apo thjesht ngatëresa në këtë shoqëri..?!
© Kasam ShAQIRVELA