August 4, 2024

100 vjetë në ëndrra ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

100 vjetë në ëndrra !

Në kë ëndërr vallë kemi rënë ,
që ende spo zgjohemi dotë,
Në 100 vite, të fundit kemi qënë,
të fundit kemi mbetur, edhe sotë..!

Të shtypur, të varfër, si bagëti të përçarë,
farën e urrejtjes kemi mbjellë në gji,
As një reze drite, ende skemi parë ,
mbi supe skemi ndjerë, kurrë liri !

”As nder, as brekë veshur”..
të varur në vargjet e Konicës,
”Të përçare kurr skeni për të qeshur”,
radhitur në poezitë e Fishtës !

Ndër shekuj kemi qënë të parë,
kur shpata vringëllinte ndër trima,
Po pse vallë lindën shumë zagar,
që lirinë e shitën fshehur, ndër kthina ?

Na e morën, na e vodhën të huajt historinë..
Heronjtë e Ilirisë, i kthyen në sllavë ,
100 vjetë, flemë mbuluar me ‘qefinë’..
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë !

Endemi në ëndrra ‘mëkatarësh’ pa kufi,
të zënë në kurthin e demonëve të tradhëtisë,
Mbi kokat tona daraviten duar mbytur në lakmi..,
që na ‘ledhatojnë pa reshtur’duke na bërë pisë!

Pushtetar të etur, si hiena për gjak,
mbi poltrone pushteti ju ecën jarga ,
Me sytë çakëritur, si ulkonja në jatak,
flenë kapërdisur në vila, e miliarda !

Mjerimi shkonë kokëulur, syrin me lot
pranë tijë ngërdheshen pushtetarët..
Injorantë, që nderin e shesin edhe sotë,
Sorrosjanë, që maten vetëm me gomarët !

Ne heshtim! Të trëmbur nga lukunia..,
që portat e ferrit ka hapur për vegjëlinë,
Diktator me gjak të prishur, nga dinastia..
më e errët, që ka zaptuar Shqiptarinë !

Aferim vargjeve të tua, o mëmëdhetar :
”Ngrihuni, bjeruni, shfarosini, punëtor e fshatar..”,
100 vjetë mbi pranga lindëm, dhe me to do vdesim,
Të humbur sotë të gjallë, të harruar nesër do mbesim !

”Po mbaronë vaji i gamiles tënde”.., o Shqipëtar,
çohu nga gjumi letargjik ku ke rënë, si i vdekur..,
Ky vëndë për zotë do humanoidë, penë dhe luftëtarë,
Jo intrigantë, hipokritë, hedonista dhe lepuj..!

”Do burra ky vendë të bëhet Shqipëtar”!
Askush tjetër s’na ngre dotë në këmbë,
Europa e plakur me këmbët zvarrë ,
Mban ende ‘kapistrën’ hedoniste ndër dhëmbë !
Tomor Buzi.
08.08.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com