August 5, 2024

Kur të mos jemë pranë teje! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur të mos jemë pranë teje !

Një ditë kur të ngresh kokën lart, të më kërkoshë,
Nuk do jemë më aty, duke ju buzëqeshur mëngjeseve..,
Do jem larg..! Ndoshta i kthyer në grimca meteorësh..,
A ndonjë fëshfërimë, që zbret bashkë me piķa vese !

Jo ! Ti mos u trishto, dhe mos qajë për mua..
Se ndoshta edhe ‘gjumi’ do më zërë aty, pran teje,
Kur të më shohësh në ëndrra, dërgo një lotë në krua..,
Ta kem për shpirtin, të mos më digjet në flakë rufeje !

Nëse malli të merë, futu në ëndrrat e mia të shohësh..,
Se si ri nëpër ‘korale’, mbështjellë me mantelin tim,
Dërgomë çdo natë pak nga fryma jote, të më ngrohësh,
Të shkrijë akujt, që do më mbulojnë si qefinë !

Futu në mes vargjesh, si hëna mbas një reje ,
Që askush të mos luaj gërmave me lotët e mallit !
Në mos paç, buzëqesh mbi lule, mblidh pika vese..
Të më mbroshë nga tymi i zi, i shpirtit të djallit !

E nëse re dhe shi, qielli kurr nuk do të ketë ,
Vrapo lëndinave, ku varen shelgjet mbi përrua,
Atje ku ‘lotët’ bulëzojnë, nga një tjetër planet..,
Në mes ëndrrash, që presin të luajnë me mua !

Mos ju thuaj gjë për mua kur të kem ikur larg’..!
Se në u kthefsha, gjithë dashuritë e tua, do ti sjellë..
Qëndisur me diamante, ‘murosur’ në çdo varg ,
Që të mos ti mbulojnë shekujt, qofshin edhe pa diell !

Atë ditë kur të mos shohësh më diell në sytë e mi,
Prit, deri sa hëna të dali mbi yje duke qeshur,
Atje do të kem lënë ca vargje, dhe njërin sy..,
Mbështjellë me mantel të kurmit, që kam veshur.

Shtrydhi, shtrydhi fort vargjet që të dali loti im,
Brënda tijë do gjeshë kristale nga një për çdo vitë..,
Ti mos qajë, vetëm endë mbi mure pak trishtim,
Ta kthejë në ‘pëlhurë’, ku të qepë gjithë dashuritë !
17.08.2020.
Tomor Buzi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com