Natë – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NATË
Natën e dua
Kur fle mbi gjoksinëTënd
Nën flokët e shprushta
Valle hedhin yjet
Hëna mbi çepallë
Vë nurin e saj
E ëndërrat lundrojnë
Nën prushin e zjarrtë fantazie
Kur shpirti dehet
Nën tingujt e melankolisë
Aroma jote mbush honet e shpirtit
Nën afshin e puthjeve
Ne dy si të marrë
Vetëm hija jote mbetët
Reliktë bukurie
E kur imazhi yt
Më merr më vete në çmendi
Në mijëra copëzash ndahet qenia ime
Atëherë n’mes nesh
Ngadalë hynë yjësi dritësie
Errësira largohet me pushin e saj
Ah sa shpejt zbehet ky imazh brishtësie.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com