Trokitur, dhimbjesh – Dhimitri Jani Kokaveshi
TROKITUR, DHIMBJESH.
Sa shumë dhemb
shtrati!
Mban dhimbjet e jetës
në përmbledhje
numrash dhe dhimbjet?…
Ngrihen
si hijet të pa ndriçueshmes
natë!…
E ndjekur dhe e përndjekur
trokitjesh na
shtyjnë dhe shtrijmë
errësirat?!
Zgjerohen si porta kështjellash
gjer…, në agim.
Ato… në freski mpirjesh
përplasen
dritës, zbulohen, aty, po lëm
shpirtin
zhgënjimeve si ajo, ajo
natë
e zakonshme, e djeshmja?
Pa kuptim
pa formim, e ardhmja?!
Nën trysnin
e mpirjeve metafizike ka pak!
Formim.
E tkurr, e mbledh, natën
e shtrëngoj
grushtash e mledh e përmbledh
dhimbjesh?!…
As ditët as netët nuk u lodhën
u vranë
shpirtrat?… Reflekseve marrin
dritës, indirekt
i marrin, shkëlqimet
humbasin
errësirash monotone mes
momenteve
nuk dua t’i zgjoj.
Le të zgjohet
kjo natë, më prek
dhimbjen.
Dhimbjet…!Në acarin e saj
i mbledh sërish
kapriçove kaotike gjej
fjalët?!…
E heshtura. Të vrara
të heshturash
i ndjej të përplasen dhe përballen
në trajektoret
e gjithësisë “ëngjëjt”
na lëshojnë
pasthirmat e rilindjes shpirtit
të tyre të vrarë
nuk u zbërthyen, dijes i gjetëm
pa mendim.
Diku!… Një meteor i përflakur
zbërthehej
të më linte, shkëlqimet
kërkonte
në prehjen e fundit gjithesisë
e zbuloj!
Nëterrin dhe në acarin e natës gjej
të carat e hijeve
nga ndriçimet e yjësisë qiellore
më depërtoi
një rreze, drite, e vrenjtur
dhe ajo linte
vetmitë, na linte, dritës aty
ku kërkoja
sistemet, të degradonin teorive!…
Na përcaktojnë
sjelljet, e qeverisura mes ligjeve
frikën e programeve
përcaktojnë dhe kultivojnë
dhimbjet?!
Në përcaktim programesh, shkaqesh
në shkallë
“mjeshtërie dhe ndjeshmërie”
ekstremeve
kaotike, nuk do t’ qëndroj.
Të njoh, o dhimbje
nuk ua njoh atë mbretëri
“aq të thellë”
ku vritet, e pa parashikueshmja
shtirëse
si vet ata, në provokim të një
ninulle i gjej
të minimizojnë dhe t’na sakrifikojnë
ngrohtësinë prindërore
dhunuar e gjej, mbi rezultatet
minuar
proporcionales në parimet
didaktike
na fshehin dhe na mbajnë
gjendjet?
Oh…! Frikë, mbi etjet e etura
monedhës
së vjedhur i mbajmë mbi
“shkëlqimet”
e pushtetit i mbajmë si
mes shkrimeve
dhe ne?… U mbrojmë
themelet
e mashtrimit të madh
gojarisht dhe
praktikisht ua konfirmojmë u
riafirmojmë
erotizmin e paaftësive të tyre
na përmbushin
dhimbjesh!… I gjurmojmë.
Dhjk©22-08-2020