August 10, 2024

Millosheviqi dhe 700 shpiunet e tij – Syle Bajrami

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Millosheviqi dhe 700 shpiunet e tij

2016 …. !!?

Dikush tha se ,Millosheviqi i paska patur,ne Kosove,700 shpiuna .
Une ,po ju baj be!
As ata nuk kishin dite ma zi e ma keq, me punu, per Kosoven se sa keta qe po i prijne keto vitet e fundit.
Festojme FIFA e UEFA!
Festojme liberalizimin!
Festojme Diten e Europes!
E ,Kosova tkurret e rrudhet sikur me e pas shti ne uthull.
E ,Kosova rreknehet drejt gremines sikur mos me pase fare sy.
E,Kosova degradon ne ekonomi,ne arsim ,ne shendetesi,ne bujqesi,ne drejtesi.
Emrin SHTET e ka te gdhendur vetem si EPITAF.
Politikan qe shtyhen e pshtyhe e i hane koken njeri tjetrit.
Mafioz qe puthen e perqafohen dhe levizin shlirshem ane e kater ane.
Profesor e doktor qe nuk dijne shkrim lexim.
Gjyqetare e prokuror qe nuk mbet edhe nje i vetmi pa u ba hore.
Mjek qe per njemije euro i vdes pacienti ne koridor.
Milioner qe as nuk e dijne sa pasuri kan e as nga ju ka ardhur.
Kosoven nuk po e mbajne kembet.Po qendron ne patericat te huaja.
Kosova ka probleme me frymemarrje.
Kosova po hyn shpesh ne sallen e operacionit .
Dikush po thot ,po vuan nga tranzicioni.
Jo!
Kosova po vuan nga KANCERI ( KRIMI)
Kosova po vuan nga INJORANCA ( SHKOLLA)
Kosova po vuan edhe nga KAJTA (DREJTESIA)
Kosva po vuan nga BUDALLAKU (POLITIKA)
Kosova po vuan nga MALLKIMI ( BESIMI)
Ka dy rruge.
O me i vjelle ose ….. krejt kto…!
Ose me e pagu ARKIVOLIN dhe nje vend per VARR !

Sylë Bajrami
s.b

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com