August 10, 2024

Në kohë edhe në hapsirë! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË K O H Ë D H E N Ë H A P S I R Ë !

Mund që në një vend dhe në një moment,
Të takohesh me ndonjë mik, fare rastësisht.
Sikur e ke para përcaktuar këtë kohë dhe vend,
I orientuar nga busulla dhe ora njëkohësisht.

Koha e ndarë në sekonda, orë edhe në minuta,
Veten shumë mirë e ndanë dhe e përcakton.
Gjithmon ajo punon me tik-taket e saja të buta,
Dhe njëllojë me tik-taket e saja, zëmra na pulson.

Të katër anët e horizontit na i tregon busulla,
Me Arushën e Madhe që shfaqet vetëm veriut.
Lindjet dhe perëndimet vërtetë janë të bukura,
Kur dielli lind e perëndon brënda shpirtit të njeriut.

Në kohë edhe në hapsirë shtrihet jeta jonë.
Pa bërë fare as edhe tolerimin më të vogël.
Shumë thjeshtë një shokë e mik sot e takon,
Duke caktuar vëndin me internet, në GOOGËL.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com