Ti…je e bukur FEMER – Izota Rexha Haruni
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Izota Rexha Haruni
Ti…je e bukur FEMER.
Je e bukur në syt e zotit.
Je e bukur, edhe para syve të verbër
Të shohin me mollzat e gishtave ,
Lehtë; sa nuk i ndjen
Dhe të përshpërisin
— O zot…sa e bukur që je.
Ti je e bukur mëngjeseve
Me syt e përgjumur e me flokët
e pa krehur.
Tek bënë kafen dhe krahët hap
për t’u zgjuar,
Aroma e mëndafsht e lëkurës tënde
edhe ajrin dehë.
Je e bukur
Edhe kur pa u menduar, hedhë
dicka krahëve dhe del.
Kujtohesh se dicka ke harruar.
Me veten zihesh, çfarë nuk i thua,
Dhe vetja hesht.
Nga rruga nuk kthen,do sajosh dicka
për t’u justifikuar.
Një zgjidhje do e gjesh.
Je femer.
Kështu je farkëtuar.
Ti je e bukur edhe kur nxiton.
Padashur e derdhe kafen
mbi tavolin
—–Ohhhh, e mori dreqi..thua.
Tani skam kohe, jam shume vonë
I hedhë nje pecet letre sipër…
Dhe shkon
O sa e bukur je , kur kurmi tënd
një ëngjëll rritet.
E ndjen kur brënda teje shkelmon.
I flet ngadal, e përkëdhel, e prek
Syte e ty ndrijne , plot drite
Ohhh femer….Ti je hyjnore.
Më e bukur bëhesh kur në krahë e merr
Akoma me shume kur për dore , e shetit
Je e bukur sepse di të falësh.
Edhe at’her kur e di që për ty
dritat janë fikur.
Jeta të vë stërkëmbësha, por ti
nuk rrëzohesh.
Epesh por nuk thyhesh,
Dhimbjen mund edhe kur dikush të kthen kurrizin
Nata të lëndon dhe ti,
Me kokën nën jastik shijekripurin përtyp
Mëngjeseve, sinfoni fërshëllimash te shpupurisin flokët
Kokën tund dhe petale buzeqeshjesh
të çelin syve
Kupton , për ato lotë asnji nuk është i denjë
.
Je e bukur edhe pse nuk ka kush të prishe të kuqin buzës
Kush të ulë zinxhirin e fustanit shpinës,
Kush të të joshë
As kush të të lidhe frahët belit e te belbëzoj
–E di,…ti në mengjes je edhe më e bukur,
Të të puthi fshehurazi qafën e të frymoj nxitimthi gushës.
Je e bukur edhe kur mërzitesh.
Zërin ngre, pa i menduar fjalet e botës
Përplas dyert me furi
Dhe pjatat thyen tokes.
Edhe kur i bie fortëme grushta murit.
Ti je e bukur edhe kur hesht,
Edhe kur vuan…e vuan , nga mashtrimet e nje burri.
Je e bukur
edhe pse nuk t’a thonë shpesh.
Eshte gdhendur ne testamentin e jetes.
Femer…
Ti je bukuri që nuk vdes.
I.R.H. 8/Mars/ 2018.