August 9, 2024

Kthehu tek ne përsëri dashuri – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KTHEHU TEK NE PËRSËRI DASHURI

Nuk dimë përse na ike ti DASHURI
Edhe pse ka ndodhur akoma se besojmë
Urojmë të mos jesh larguar përgjithënji
Të gjithë ne prapë shumë fort SHPRESOJMË

Të lutemi mos na braktis ti DASHURI
Kthehu dhe na e largo VETËMINË
Futu mes njeëzve ti PËRSËRI
Të harrojnë e ta flakin tej PANDEMINË

Sinqerisht se dimë pse humbe DASHURI
Ta dish gjithë njerëzit i vure në SIKLET
Të gjithë të kërkojmë të vish prapë TI
Sepse ne të deshëm e të duam VËRTETË

Pa na pyetur fare nuk dimë nga je DEGDISUR
Na duket se hijenat të kanë LARGUAR
Por mendo për njerëzit si jan KATANDISUR
Nuk po dinë dhe ku me të KËRKUAR

Në rrugë ato nuk të kërkojnë DOT
Në shtëpi nuk të kanë më si PËRHERË
Por ta dishë që ska njeri në ktë BOTË
Që se ka kuptuar sa kishe ti VLERË

Ishe e pranishme mes njerëzve DIKURË
E ëmbël e bukur hyjnore e hijeshme
Por sot hijenat të kanë ngritur MURË
Për njerëzit që të duan kjo është e FRIKËSHME

Njerëzit të duan por spo dinë nga KËRKOJNË
Se ku ike e ku je ti, se dinë AKOMA
Por të gjithë së bashku në një zë e THONË
Hijena që të largoj ishte flamë KORONA

Njerëzit duan të japin e marrin DASHURI
Duan ti besosh se nuk të GËNJEJNË
Por të habitur janë se si ike TI
Ndaj po të kërkojnë e duan të të GJEJNË

Luten të shëmbet muri ngritur nga HIJENAT
Të kthehesh dashuri që njerëzit të GËZOJNË
Të largohet frika e të çlirohen NDJENJAT
Të kthehesh midis tyre se e MERITOJNË

Që të gjithë pra e duam DASHURINË
Se mungesa e sajë në zemër na THER
O ZOT na e kthe dhe qetësoje njerëzinë
Midis tyre DASHURIA të lulëzojë PËRHERË

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,18 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com