August 8, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos harroni!
Atë që ngriti peshë zemrat në kuvend, atë që gjeti llafin e llafi si humbi kurrë,
Mos harroni Haziz Ndreun; i këngës, valles, kuvendit, burrë e deli burrë.
Mos harroni Hazizin e Valëve të Drinit të Zi!
Valëve të përgjakura
Që kush u këndoi si ai.
Mos harroni shpirtin e dernjanit se do ju mallkojë Dardha!
Mos harroni Muharrem Xhedikun e tangos së Drinit me shkumët e bardha.
Mos harroni Xhelalin,
Buzëqeshjen e kuvendit,
Që priu artin e Dardhës, i dha emër vendit.
Qerimin, mos ma harroni, Qerim Sulën
Zërit të tij dhe malet i përulen.
Mos ma harroni pra atë Sherif Dervishin.
Gjithë bilbilat, atë zë të kishin.
Ma ndizni një këngë!
Të vdekurit të ngjallen dernjanët, lindur artit, me artistë të shmallen.
Ta ndezim një valle përreth mullarit,
Ta ketë shembull xhinsi i shqiptarit.

Hej Haziz, Haziz, që ngrite në këmbë Vlorën.
Shartet e Dardhës, labët seç ti morën.
Me Qazim Selimin, n’këmbë e ngrite Moskën.

Mos ma mbyllni po ma ndiqni këngën,
Se jam krijues Dardhe. Drinit ia di gjëmën.
Ia dij gjëmën Drinit
E me këngë dëshmoj,
Pasardhës krijuesish,
Krijoj e kujtoj.
Mësova të parësh.
Vargun tim krijoj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com