August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATJE TË PRES
izoreha
shtator/ 2019
tirane

Atje ku dhimbja ka bërë folen
Dhe shpresa ka mbaruar
Atje ku syri s’arrin të flej
Shpirti dergjet lënguar

Ku uji i kroit rrjedhën ndal
Askush nuk shuan etjen
Ku shtojzavallet natën qajnë
Në lotë e mbysin veten

Atje ku edhe dielli stepet
Nata nuk ka të zbardhur
Atje ku zëri rrugën s’gjenë
Ku prekja është e mardhur

Atje ku retë nuk njohin paqe
Je e ti, sa largë ke shkuar
Me vrave shumë, ( ndoshta pa dashur)
Vuajtje që s’ka t’mbaruar

Atje ku jeta ka ndal’ ritmin
gjaku s’pulson damarësh
ku pritjes syri e humbi dritën
Fryma e humbi fjalën

Aty ku era hovin ndal
Më mallin përqafuar
Zemra godet e nuk gjenë fjalë
psherëtimash ngushëlluar

Dëshirat vyshken me trishtim
Si lule tharë, pa celur
Puthje pa dhënë mbetur jetim
Harruar, erës hedhur

Atje ku ëndrra nuk mer frymë
Dhimbja gjakut është tretur
Parajsës djalli fort ngre tym
Të pres edhe e vdekur
Izota Rexho Haruni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com