Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Betim solemn

Mos me qortoni po s’pata mundësi
Hallet,brengat tuaja t’i marr me vete
Si vala shkronjat e shkruara në rërë
Të shemb kullat e dhunës me koka ndërtuar
Si era kur end gjethin e zverdhur në vjeshtën e vonë
T’jua kthej buzëqeshjen në faqe,tua fshij lotin
Me një përkëdhelie si nëna kur na puth ballin
E ne të sigurt shtrijmë krahët jashtë jorganit
Pa frik se të ftohtit do na mërdhijnë gishtat
E di,isha me shok në shpellën ku fle djalli
Po,po me vete kishim kunj e ujë të bekuar
Zeusi s’na dha skeptrin mos prishim prognozën motit
A do fryj uragani në lindja a perëndim,veri a jug
E gjetëm shtratin e ngrohtë e djalli endet rrugëve
Ligjëron shkollave,mban koncerte merr duartrokitje
E rreth sofrës ulur nuk dimë kujt t’i zëmë besë
Këmishës që kemi veshur apo shkëlqimit në pasqyrën e thyer
Jo jo s’jemi lodhur mbaj të ardhmes papirusin e deshifruar
Fara bymehet të bulëzojë në token e ngrohtë me rreze dielli
E unë nëse jo me shumë do dëlirë barnat e këqija në oborrin tim!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com