Harmonia – Imri Demisai
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
H A R M O N I A
(Gota dhe Bota)
Sa harmoni paska në këtë botë.
Botë në vete, mbetëm unë e ti.
Ulu pak, ta pimë nga një gotë.
Me verë të mirë nga rrushi i zi.
Ne të heshtim, le të flasë gota.
Se rob të fjalës jemi bërë të dy.
Të zemëruar le të na dijë bota.
Po ti qesh e ma shkrep një sy.
Sot bie shi, është ditë vjeshte.
Po edhe vjeshta ka një harmoni.
Ti dëgjon, më shikon në heshtje,
e ndoshta të pëlqen kjo poezi.
Dua ta pimë edhe nga një gotë.
Ti je dakord pa një kundërshtim.
Kështu arrihet harmoni e plotë.
Dhe s´ka më vend për dyluftim.
[idem@isai]
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com