Refit Jazo nga Dukati ! – Sehit Beluli
Refit Jazo nga Dukati !
Do të thur dy fjale te arta.
Per djalin nga Sotirani.
Refit Jazo ballë i djemve.
Dukgjonmazoj nga Dukati.
Ngjizur ne djep trimeria.
Patriot e atdhetare.
Keshtu e ka sojëllia.
Per triumfin kombetare.
Me i vogli partizane.
Por me trimi ish renditur.
Nuk mund te ndodhte ndryshe.
Nga balta ku ishte stisur.
Dhe kur u bere i madh.
Dhe kur qiejt pilotoje.
Me avion permbi Dukat.
Mbi kokat tona rrotulloje.
Te mbaj mend kur na leshoje.
Ate Flamurin e shenjte.
Jam Refiti na tregoje.
Se e kishim len si shenje.
Oh sa na gezonte zemra
Per ty o Refit rrufeja.
Nene Laloten se harroje.
Ti ishe per Të hareja.
Dhe pse ike shume i ri.
I ri mbete ne memorje.
Ahh kur erdh ai lajm i zi.
Gjëm e madhe qe s’jetoje.
U drodh Llogoraja larte.
Heshti gjithe Gjiri Dukatit.
Karaburun e Gjyrate.
Sotirani prit Evlatin.
Ike por mbete i gjalle.
Per veprat qe le nga mbrapa.
Shume i mire e shume i rralle.
Ishe Ti o Refit Jazua.
Qau Dukati dhe Tirana.
U derdh lot madheshtie.
Per trimin qe s’ben me Nena
Per Ate Flamur lirie.
▪ copyright rezerved by Sehit Beluli Dukat Vlore Albania dt-25/09/2020