Nexhmije Pagarushës
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Driton Smakaj
Nexhmije Pagarushës
Zëri saj si bilbil tingëllone në melodi
Në radion e dhomës sime të heshtur
Sa shumë më bënte të ndjej dashuri
Maleve e fushave të ecja pa reshtur.
Doja vërtetë ta gjeja atje Bareshën
E të vallëzoja me erën atyre lëndinave
Nën tingujt e këngës gjeja buzëqeshjen
E ëndërrat e bukura mes trendëlinave.
Edhe kur fushave qengji blegëronte
Kënga e bukur bluante në kokën time
Erën çanim dysh me kalin që vraponte
Me zogjët e malit ndanim plot gëzime.
—————————-
Pusho në paqe në Parajsën e Perëndisë o Perëndeshë e këngës.
Faleminderit për gjurmët që ke lënë mes nesh e që do vazhdojnë ndër breza.
Driton Smakaj